Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për "Vrasje" dhe vepra të tjera penale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” dhe vepra të tjera penale

    Insajderi
    04 March 2025 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar sot në Prizren personi që ka shqyer librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin, akt i cili i filmua nga kamerat e sigurisë.

    Ai është i dyshuar për veprën penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

    Organet e rendit kanë bastisur shtëpinë ku jeton i dyshuari në rajonin e Prizrenit.

    Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka të kaluar kriminale për vrasje, dhunë në familje dhe kanosje, dhe se po ashtu i njëjti vuan nga një sëmundje psikike si dhe ka pranuar tretman psikiatrik obligativ.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark