Reagimi i shefit të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri për qytetarin nga Rahoveci, Bajram Hoti, që hoqi fotografinë e presidentit historik, Ibrahim Rugova, duket se nuk i ka lënë përshtypje fort bashkatdhetarit nga Rahoveci.
“Nga një qytetar bandit u hoq fotografia e Presidentit Historik Ibrahim Rugova. Këtë akt kriminal e dënojmë ashpër”, kishte shkruar Beqiri në rrjetin social Facebook.
Por disa orë më vonë ka ardhur reagimi nga ky qytetar i cili siç raporton Insajderi, fillimisht nëpërmjet një fotografie të postuar në profilin e tij në Facebook i ka dhënë një përgjigje Beqirit duke e fyer deputetin.
Por para disa minutash ai ka vazhduar të fyej përsëri Beqirin, raporton Insajderi.
“Ismet Beqiri ti je kriminel i para luftës gjatë saj dhe po ashtu aktualisht je vërtet një ndyrësire!
Shumë shpejt do ta heq përgjithmonë atë lugat!”, ka shkruar Hoti.
Ai në profilin e tij në Facebook, shihet edhe si kundërshtar i fortë i demarkacionit me Malin e Zi dhe kundërshtar konstant i presidentit historik Ibrahim Rugova./Insajderi.com