×
  • Lajme
  • Lajme

    Personi që u gjetë pa shenja jetë në Prishtinë është nipi i Adem Grabovcit

    Insajderi
    15 November 2024 - 11:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aulon Grabovci, nipi i politikanit të njohur Adem Grabovci, është gjetur i pajetë në Prishtinë, shkruan Insajderi.

    Policia sot përmes raportit 24 orësh ka konfirmuar se ka gjetur një person pa shenja jetë në kryeqytet dhe se për rastin kanë nisur hetimet.

    “Prishtinë 14.11.2024 – 22:30. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

    Vet politikani njoftojë sot për vdekjen e tij, duke thënë “Kur më la Nazi im, thash se mu përmbys jeta, e cila më godiste vazhdimisht në mënyra të dhimbshme. E kur ende jemi të thyer shpirtërisht e të pa pajtuar nga humbja e Tij, sot, Loni jonë mbylli sytë, për të na errësuar jetët tona përfundimisht”, shkroi ai në Facebook.

    Dy vite më parë, babai i Aulonit, Nazmi Grabovci, u gjet i vrarë në veturën e tij në Lagjen “Emshir” të Prishtinës. Ai dyshohej për vetëvrasje.

    Varrimi i të ndjerit, do të bëhet nesër me datë 16.11.2024, ditë e shtunë, në ora 14:00.

    “…Aulonit tonë, do i japim LAMTUMIRËN e fundit, në varrezat e fshatit Saradran të Istogut”, shkroi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark