Personi që u plagos në Pejë dërgohet për në QKUK - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Personi që u plagos në Pejë dërgohet për në QKUK

    Insajderi
    11 October 2021 - 22:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Personi që mori plagë nga të shtënat me armë zjarri që ndodhen në mbrëmje në çarshinë e gjatë në Pejë, është dërguar për trajtim të mëtejmë drejt QKUK-së.

    Lajmin për ‘RADIO 1’, e konfirmon mjeku kujdestar i Spitalit Rajonal të Pejës, Rifat Dreshaj i cili edhe foli për gjendjen e personit të plagosur.

    Ai tha se plumbi ka kaluar tej për tej nga ana e abdomenit.

    Ndërkaq ka shtuar se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

    “Kemi pranuar personin në fjalë, i plagosur nga arma e zjarrit. Plumbi ka kaluar tej për tej nga ana e abdomenit. I nevojitet trajtim më specifik mejkësorë dhe e kemi nisur për në QKUK. Deri në momentin e nisjes pra, konfirmojmë se ndodhet në gjendje stabile, për momentin jashtë rrezikut për jetë”, tha Dr.Dreshaj


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark