Personi që vdiq në aksidentin në Suharekë ishte mik i Anton Qunit, ky bën një postim prekës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Personi që vdiq në aksidentin në Suharekë ishte mik i Anton Qunit, ky bën një postim prekës

    Insajderi
    25 April 2025 - 21:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në rrugën ndërmjet fshatrave Shirokë dhe Sopij të komunës së Suharekës, ku si pasojë e një vetaksidenti ka humbur jetën një person, shkruan Insajderi.

    Personi që humbi jetën është Enver Kolgeci, mik i Anton Qunit.

    Quni ka reaguar në “Facebook”, duke e vlerësuar lart personalitetin e të ndjerit.

    Lamtumirë Enver Kolgeci Miku im Enver, ike herët duke m’i lënë vetëm kujtimet. Do të të kujtoj me të gjitha ato vlera njerëzore; i drejtë e i sinqertë, këmbëngulës, gazmorë e i fjalës. Ishe shembull se si me modesti ju gëzoje fitoreve e sa me dinjitet i përballoje humbjet dhe dhimbjet. Jam krenar që të njoha dhe të kisha mik të veçantë!Pushofsh në paqe!“, shkroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark