×
  • Lajme
  • Lajme

    Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

    Insajderi
    19 November 2024 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka realizuar sot një aksion në Zveçan, një numër i konsiderueshëm i armëve, municionit e veshje ushtarake janë sekuestruar.

    Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani ka thënë se aktualisht nuk mund të flasin për identitetin e personit të cilit i është gjet armatimi, meqë ai është me interes për policinë për sulmin e Banjskës.

    “Ky person është në interes për neve për rastin e Banjskës”, ka thënë Elshani në RTV Dukagjini.

    “Konsiderojmë se këto armë të cilat janë gjetur këtu lidhen me këtë person”, ka thënë ai pa dhënë detaje se a janë gjetur ato në pronat e tij apo në vendet ku ka operuar personi i dyshuar.

    Ai ka folur rreth aksionit dhe gjetjes së armatimit.

    “Kemi pranuar informacion të saktë se ku gjinden se ato i kemi gjet ndër dhe të groposura”, duke shtuar se policia fillimisht ka gjetur buren/kavanozen e parë ku edhe janë gjet uniforma, kallashnikovë dhe municion.

    Elshani ka thënë tutje se pas kësaj, kanë thirr policin speciale të deminimit në vendin e ngjarjes “të cilën kanë ardh me pajisjet e tyre me të cilat kanë gjet edhe dy buret e tjera nën dhe dhe një gyp të plastikës ku ka qenë një kallashnikov aty.

    “Të gjitha këto pajisje janë konfisku, janë sjell në stacion të policisë:, ka thënë ai.

    Elshani ka thënë se nuk është hera e parë që policia ka gjetur armë në veri të fshehura nën dhe, andaj sa herë që kanë informacion policia ndërhynë.

    Ai ka shtuar se situata e sigurisë në veri të vendit paraqitet e qetë duke shtuar se nuk ka zonë që Policia e Kosovës nuk ndërhynë.

    Sa i përket grafiteve të shfaqura së fundi në veri, Elshani ka thënë se sipas prokurorit kujdestar nuk kanë pasur një përmbajtj e cila është cilësu si nxitje e urrejtjes apo diçka e tillë.

    Elshani ka thënë se janë në vazhdimësi në komunikim me komunitetin i cili jeton në veri pavarësisht se si territor është i thyer dhe se është brez kufitar, andaj edhe si polici ai ka thënë se kanë treguar aftësi edhe në të kaluarën se mund dhe dinë të menaxhojnë edhe atë territor i cili përbënë 17 përqind të territorit të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark