​Përurohet pllaka përkujtimore në shtëpinë e familjes Gashi, në vitet e 90-ta aty u mbajt mësimi për nxënësit e muzikës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Përurohet pllaka përkujtimore në shtëpinë e familjes Gashi, në vitet e 90-ta aty u mbajt mësimi për nxënësit e muzikës

    Insajderi
    07 March 2022 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është përuruar sot pllaka përkujtimore në shtëpinë e Ibrahim Gashit, si shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë në mbajtjen gjallë të mësimit në Kosovë.

    Në shtëpinë e familjes Gashi, gjatë viteve 1991-1998 u zhvillua procesi mësimor për nxënësit e shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë.

    Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

    Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, tha për Ibrahim Gashin se ka dhënë shumë për Kosovën.

    “Ibrahim Gashi me jetën dhe veprën e tij ka dhënë si rrallë kush, për mos me thënë si pak kush tjetër, andaj ne jemi përjetë mirënjohës e falënderues”, tha ai.

    Ndërkaq Nagavci, shprehu mirënjohje për gjithë ata që kanë prishur rehatinë e tyre për ta mbajtur arsimin gjallë.

    Kjo shtëpi, si shumë të tjera në Kosovë, u shndërruan në shtëpi-shkolla pas masave të dhunshme për mbylljen e institucioneve të arsimit në gjuhën shqipe në vitet e 90-ta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark