Përurohet shtatorja e Nënë Terezës në Zvicër - Insajderi
×
Kulturë

Përurohet shtatorja e Nënë Terezës në Zvicër

Insajderi
11 June 2017 - 14:39
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në ceremoninë e udhëhequr nga Misionit Katolik Shqiptar i Zvicrës, kanë marrë pjesë një numër i madh i mërgatës shqiptare, duke mbushur kështu përplot oborrin e kishës St.Peter Kirche, ku dhe është vendosur shtatorja e Nënë Terezës.

Dje, në qytetin Wil të St.Gallenit, është bërë përurimi i shtatores së Nënë Terezës. Në përurimin e saj i pranishëm ka qenë edhe Don Lush Gjergji, vikar gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës, njëherësh biografi i njohur i Nënë Terezës, raporton albinfo.ch.

Në ceremoninë e udhëhequr nga Misionit Katolik Shqiptar i Zvicrës, kanë marrë pjesë një numër i madh i mërgatës shqiptare, duke mbushur kështu përplot oborrin e kishës St.Peter Kirche, ku dhe është vendosur shtatorja e Nënë Terezës.

Kjo është e para shtatore e saj në Zvicër, ndërkohë që në Gjermani, SHBA e vende të tjera janë disa sosh, të ngritura nga mërgata shqiptare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark