Pak më parë në media është raportuar se një grup tashmë i identifikuar po planifikon atentat ndaj Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të partisë më të vjetër në vend. Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se kanë ndërmarrur veprimet e nevojshme.
Nacionale raporton se përveç Abidixhikut, janë kanosur edhe Arben Gashi, Avdullah Hoti dhe Armend Zemaj.
Kanosja ndaj zyrtarëve është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, tha Baki Kelani për Insajderin.