Përveç Hamzës, Kurti takoi edhe Erden Atiqin në Mitrovicë, zbulohet arsyeja pse - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përveç Hamzës, Kurti takoi edhe Erden Atiqin në Mitrovicë, zbulohet arsyeja pse

    Insajderi
    09 June 2025 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën, ku ka zhvilluar takime me kryetarët e dy komunave – atë të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, dhe të Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza.

    Sipas zëdhënësit të qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, qëllimi i takimeve ka qenë diskutimi rreth punës së komunave dhe bashkëpunimit me qeverinë për realizimin e projekteve që u shërbejnë qytetarëve.

    “Pas vizitës dhe takimit me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, kryeministri Kurti ka vizituar sot edhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza. Të dy takimet kanë pasur në qendër të diskutimit punën e këtyre komunave dhe bashkëpunimin ndërmjet qeverisë dhe komunave në realizimin e projekteve në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Përparim Kryeziu në një përgjigje për mediat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark