Përveç shifrës, në trupin e gruas së mjekut në Prizren është “gdhendur” edhe një zemër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përveç shifrës, në trupin e gruas së mjekut në Prizren është “gdhendur” edhe një zemër

    Insajderi
    28 October 2021 - 13:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona të maskuar u futën pasditen e djeshme në shtëpinë e një mjeku në Prizren, ku vodhën stoli ari në vlerë të rreth 10 mijë eurove. Në momentin e grabitjes në shtëpi gjendej e zonja e shtëpisë (33-vjeçare), të cilën hajnat e lidhën dhe të njëjtës i shkaktuan plagë me thikë në trup.

    Sinjali raportoi pak më parë se në trupin e saj, dy personat e maskuar “gdhendën” shifrën “0003”.

    Përveç kësaj shifre, burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Prizrenit bëjnë të ditur se në trupin e gruas së gjinekologut nga Prizreni, është “gdhendur” edhe një zemër e vogël.

    33-vjeçarja u gjet e lidhur në shtëpi, katër orë më vonë nga bashkëshorti i saj, 56-vjeçar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark