Pas Tiranës dhe Durrësit, Berati mund të jetë qyteti ku pritet të akomodohen refugjatët që do të mbërrijnë nga Afganistani në Shqipëri.
Nga një komunikim me Bashkinë e Beratit mësohet se prej ditës së djeshme kanë nisur përgatitjet për strehimin e përkohshëm të emigrantëve afganë.
Janë përgatitur ambiente për të pritur të paktën 200-300 afganë. Nuk dihet ende nëse në Berat do të shkojë grupi i parë që pritet të mbërrijë në Shqipëri prej 300 emigrantësh apo do të strehohen në Tiranë./oranews.tv./