Përvëlim i vërtetë -Temperaturat shkojnë deri në 40°C të premten dhe të shtunën, ja si ndryshon moti nga e diela - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përvëlim i vërtetë -Temperaturat shkojnë deri në 40°C të premten dhe të shtunën, ja si ndryshon moti nga e diela

    Insajderi
    23 July 2025 - 19:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e enjtë mbeten kushte të motit të kthjellët dhe me diell. Temperaturat, pas një rënie të lehtë, rikthehen në vlera ekstreme, me 36°C e 38°C, apo lokalisht deri në 39°C. Temperaturat minimale do të zbresin në 18°C e 20°C. Do të fryjë erë nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor, me shpejtësi 3-6m/s.

    Mot shumë i nxehtë do të vazhdojë edhe përgjatë ditës së premte dhe të shtunë, me temperatura maksimale deri në 38°C e 39°C, ndërsa lokalisht ato mund të arrijnë apo tejkalojnë 40°C. Gjatë pasdites së së shtunës priten zhvillime të vranësirave, duke sjellë mundësi për ndonjë rrebesh lokal shiu.

    Nga dita e diel parashihen rrebeshe shiu me bubullima më të shtrira në të gjithë vendin. Po ashtu, me depërtimin e një fronti të ftohtë, temperaturat do të pësojnë rënie, duke zbritur në 30°C e 32°C, e lokalisht edhe deri në 25°C.

    Të hënën parashihen sërish kushte më stabile, me më shumë diell, por pa temperatura ekstreme. Temperaturat minimale do të zbresin deri në 14°C. Erërat do të fryjnë kryesisht nga perëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 3-8m/s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark