×
  • Lajme
  • Lajme

    “Përvëlohet” Ballkani, temperatura të larta në Serbi dhe Mal të Zi

    Insajderi
    20 June 2024 - 20:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një valë i nxehti ka përfshirë Ballkanin, me temperatura mbi 39 gradë Celsius, që janë regjistruar në Shqipëri, Serbi, por edhe në Malin e Zi.

    E teksa në Shqipëri dita e enjte, por edhe e premtja do të jenë më të nxehtat për këtë verë deri në këto momente, situata paraqitet emergjente dhe në vendet fqinjë.

    Qytetarët e Beogradit zgjodhën liqenin e Ada Ciganlija dhe shatërvanët për të kaluar orët e nxehta, ku temperaturat arritën 39 gradë, ndërsa qeveria urdhëroi punëdhënësit të marrin masa për të mbrojtur punëtorët e tyre nga vala e të nxehtit.

    Autoritetet shëndetësore, të cilët shpallën alarm të kuq, u thanë njerëzve që të mos dilnin jashtë në orët e pikut.

    Në Malin e Zi fqinj, turistët u relaksuan dhe notuan në plazhet përgjatë bregdetit të Adriatikut, duke përfshirë dhe zonën e Ada Bojanas, pranë Shqipërisë. Autoritetet shëndetësore malazeze paralajmëruan njerëzit të qëndrojnë në hije deri në orët e vona të pasdites.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark