Përzgjedhja e shikuesve për ndeshjen Shqipëri-Serbi- FSHF del me një njoftim të rëndësishëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përzgjedhja e shikuesve për ndeshjen Shqipëri-Serbi- FSHF del me një njoftim të rëndësishëm

    Insajderi
    03 June 2025 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është pritur që të hënën të përzgjidhen të gjithë shikuesit që do të mund të sigurojnë biletat për ndeshjen Shqipëri – Serbi.

    Por Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të martën paradite se i duhet ende kohë. Afat i ri është 4 qershori.

    Përzgjedhja po bëhet me short elektronik, për shkak të interesimit shumë të madh.

    Mbi 200 mijë kërkesa janë për rreth 20 mijë bileta.

    “Federata Shqiptare e Futbollit informon të gjithë tifozët dhe publikun e interesuar se procesi i shortit elektronik për përzgjedhjen e atyre që kanë fituar të drejtën për të blerë bileta për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, do të vijojë deri më datat 3-4 qershor. Kjo zgjatje është bërë e domosdoshme për shkak të numrit shumë të lartë të aplikimeve të regjistruara në sistem dhe ngarkesës së platformës, çka e bën të nevojshëm një proces më të kujdesshëm, transparent dhe të drejtë për të gjithë aplikuesit”, ka njoftuar FSHF-ja.

    Federata Shqiptare po ashtu ka njoftuar se shpërndarja e biletave tashmë ka nisur “dhe një pjesë e aplikuesve që janë përzgjedhur si fitues nga shorti elektronik tashmë janë pajisur me bileta përmes platformës së dedikuar”.

    Vetëm ata që përzgjidhen marrin njoftim përmes emailit.

    “Nëse pas datës 4 qershor nuk merrni një email konfirmimi, kjo do të thotë që nuk jeni përzgjedhur nga shorti elektronik. Nuk do të dërgohet njoftim për ata që nuk janë përzgjedhur”, shkruan në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark