×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Përzgjidhen për prokurorë dy njerëz që patën problem me ligjin

    Insajderi
    03 October 2024 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy njerëz që kishin problem me ligjin tashme janë në fazën e fundit për t’u bërë Prokurorë të Shtetit. Në të kaluarën ata kishin probleme me ligjin. Bile njëri edhe aktakuzë. Insajderi sjell detajet.

    Komisioni për Rekrutim i Këshillit Prokurorial të Kosovës në konkursin e fundit për prokurorë, ka përzgjedhur Behar Bytyqin dhe Valon Cërvadikun për t’u bërë prokuror të rinj. Të dy këta kishin problem me ligjin më herët. Ndaj Behar Bytyqit rëndon akuza për veprën penale “Kanosje” ndërsa për Valon Cërvadikun “Lëndim i lehtë trupor”.

    Prokuroria Themelore e Prizrenit ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se ndaj Behar Bytyqit ka pasur propozim akuzë për veprën penale “Kanosje”. Kjo akuzë ishte adresuar nga një grua në vitin 2010.

    Mund t’ju konfirmojmë se me datë 05.03.2010 ka pasur propozim akuzë për B.B., për veprën penale “Kanosjanga neni 161 të KPK-së”.

    Mirëpo, sipas përgjigjes së Prokurorisë së Prizrenit, Gjykata e Prizrenit ka nxjerr një vendim për të refuzuar akuzën, me kërkesë të palës së dëmtuar.

    Gjykata Themelore në Prizren, ka nxjerrë aktgjykim me të cilin ka refuzuar propozim akuzën, ngase është tërhequr Prokurori Publik komunal në atë kohë, duke u mbështetur në deklaratën e palës së dëmtuar, e cila nuk i ishte bashkangjitur ndjekjes penale”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë dhënë Insajderit.

    Lidhur me akuzat ndaj tij, Gazeta Insjaderi ka kontaktuar edhe kryeprokurorin e Shtetit, Besim Kelmendin, por i njeti nuk ka pasur përgjigje duke kërkuar që t’i referohemi Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

    Po ashtu, Gazeta ka provuar të kontaktoj edhe prokurorin e përzgjedhur, Behar Byqytin, por deri në publikim e këtij artikulli nuk ka kthyer përgjigje.

    Ndërsa, lidhur me prokurorin tjetër, Valon Cërvadikun, Gazeta nuk ka pranuar një përgjigje konkrete në pyetjet e adresuara.

    Ndonëse, kryeprokurori Besim Kelmendi ka kërkuar që pyetjet t’i adresojmë tek Prokuroria Themelore e Prishtinës, kjo e fundit ka kërkuar të njëjtën gjë.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk është kompetente të përgjigjet pyetjeve të cilat ju i keni parashtruar, prandaj ju lusim t’i drejtoheni Këshillit Prokurorial të Kosovës” thuhet në përgjigjen e tyre për Insajderin.

    Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi ishte përgjigjur shkurt: Ju lutem drejtoju zëdhënësve në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe Prokurorinë Themelore në Prizren.

    Se kishte problem me ligjim, Valon Cerrvadiku e kishte konfirmuar përmes një përgjigje për një medium tjetër.

    Çka kom pas une e kam paraqit para komisionit. S’po e shohë të arsyeshme me nda me juve”, kishte deklaruar ai për “Betimin për Drejtësi” derisa telefonatave të Gazetës nuk iu është përgjigjur.

    Lidhur me mbarëvajtjen e këtij  konkursi, Organizatat joqeveritare IKD, Lëvizja FOL dhe INPO nuk u lejuan të monitorojnë procesin e intervistimit të kandidatëve për prokurorë./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark