Një zotim i zakonshëm që njerëzit bëjnë çdo fillim-vit është të bëhen më të shëndetshëm – është një qëllim i vështirë për tu mbajtur por ka shumë aplikacione si në Android ashtu edhe në iOS që mund t’ju ndihmojnë të arrini këto qëllime.
Këtu janë pesë aplikacione që janë popullarizuar kohët e fundit, të cilat lexuesit mund t’i konsiderojnë të dobishëm në përmbushjen e qëllimeve të tyre.
Brush DJ
Çfarë është e veçantë për këtë aplikacion është që ka miratimin e NHS në Mbretërinë e Bashkuar që do të thotë këshillat e dhëna në aplikacion dhe mënyra se si funksionon, janë rishikuar nga ekspertë që më pas e kanë rekomanduar atë tek njerëzit e zakonshëm.
Funksioni thelbësor i Brush DJ është të luaj muzikë ndërsa lani dhëmbët, për t’ju bërë të ditur se sa kohë duhet ti lani.
Mbi butonin e muzikës, do të gjeni këshilla për lëvizjen e brushës që të ruani më mirë dhëmbët dhe ka një seksion “informacion specifik për moshën” që ju jep udhëzime bazuar në moshën tuaj.
HearWHO
Siç sugjeron emri, ky aplikacion vjen nga Organizata Botërore e Shëndetit (WHO) dhe ka për qëllim të lejojë përdoruesit të testojnë dëgjimin e tyre në komoditetin e shtëpisë së tyre me asgjë përveç një palë kufje dhe një telefoni intelegjentë.
Me këtë aplikacion, ju kaloni përmes një menuje të shkurtër të konfigurimit, pastaj shtypni numrat që mund të dëgjoni të lexohen.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, ky aplikacion është i dobishëm për ata që dëgjojnë muzikë me zë të lartë, gjithashtu mund të jetë i dobishëm për testimin e të moshuarve për të parë nëse ata do të përfitonin nga pajisjet audio siç janë aparatet e dëgjimit.
Moodpath
Aplikacioni i tretë në listë është Moodpath. Është aplikacioni i vetëm në listë që merret me shëndetin mendor në vend të shëndetit fizik.
Me të, ju do të njoftoheni tre herë në ditë për të regjistruar gjendjen emocionale, do të merrni disa pyetje, do të zgjidhni disa fjalë për të përshkruar mënyrën si ndiheni, dhe ka një kuti teksti për të shkruar shënime nëse ju doni të shtoni më shumë detaje.
Ideja që qëndron pas aplikacionit është të shihni, në 14 ditë, nëse keni simptoma depresioni. Ndërsa ju mund të keni vërejtur veten duke përjetuar një disponim të ulët ju mund të jeni duke përjetuar depresion; ky aplikacion do t’ju njoftojë nëse jeni.
Google Fit
Në zhvillimin e Google Fit, gjigandi i kërkimit u bashkua me Organizatën Botërore të Shëndetit (WHO) për të siguruar informacione mbi nivelet e rekomanduara javore të aktivitetit.
Sipas OBSH-së, ne duhet të bëjmë ushtrime (siç është ecja e shpejtë) për të paktën 150 minuta në javë; pasi gjithnjë e më shumë prej nesh bëjmë punë nga një tavolinë, mundësia për të mbetur aktiv është zvogëluar dhe kërkohet që ne të lëvizim në kohën tonë të lirë.
Ada
Në të kaluarën mund të keni shikuar në internet pse keni ethe dhe kollë dhe ju është thënë se ka të ngjarë të keni ndonjë sëmundje vdekjeprurëse që gjendet zakonisht në anën tjetër të planetit. Asnjë nga këto parashikime fataliste nuk gjenden në Ada.
Ada është një aplikacion mjekësor që fitoi çmime mjekësore, në përputhje me GDRP, me vite studimesh dhe mjekë, shkencëtarë dhe pionierë të industrisë që drejtojnë timonin e këtij shërbimi.
Ndërsa duhet të theksohet se rezultatet e dhëna nga aplikacioni nuk janë një diagnozë (për këtë do të duhet të vizitoni një mjek aktual), ai ende do t’ju japë disa shkaqe të mundshme për simptomat tuaja. /Telegrafi/