Washington Post: Pesë arsye pse Serbia u detyrua të shkojë në zgjedhje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Washington Post: Pesë arsye pse Serbia u detyrua të shkojë në zgjedhje

    Insajderi
    22 April 2016 - 18:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Serbët do t’u drejtohen qendrave të votimit, përsëri. Të dielën, qytetarët serb do të votojnë për të dhjetën herë që prej rivendosjes së sistemit shumëpartiak në vitin 1990. Vetëm dy qeveri, njëra e dalë nga zgjedhjet e vitit 1997 dhe e ajo e nga zgjedhjet e vitit 2012, kanë arritur ta përfundojnë mandatin e tyre 4 vjeçar.

    Në mars, presidenti serb, Tomislav Nikoliq, shpërndau parlamentin, duke bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme, pasi sipas tij “qeveria kishte nevojë për stabilitet dhe një mandat të fortë” për të ndjekur reformat e vështira por të nevojshme për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

    Por pse po mbahen zgjedhjet e parakohshme në Serbi. Një hulumtim i profesorit serb Boban Stojanoviq dhe profesorit tjetër spanjoll Fernando Casal Berota për gazetën amerikane “Washington Post” jep kaltër arsye përse vendet shkojnë në zgjedhje të parakohshme.

    1. Diçka e madhe ka ndodhur

    Zgjedhjet e parakohshme shpesh ndodhin kur ka krizë kombëtare, qoftë ekonomike apo politike. Në fakt zgjedhjet e parakohshme në Serbi janë si pasojë e krizave të vazhdueshme politike duke nisur prej shpërbërjes së Republikës Socialiste të Jugosllavisë në vitin 1992, lufta në Bosnje dhe Kroaci në vitin 1993, rënia e regjimit të Sllobodan Millosheviqit në vitin 2000, vrasja e Gjingjiq në vitin 2003, shkëputja e Malit të Zi në vitin 2006 dhe pavarësia e Kosovës në vitin 2008.

    1. Është e pamundur të mbahet qeveria

    Humbja e mbështetjes së legjislaturës mund të sjellë shpërbërjen e parlamentit. Shpeshherë ndodhë që zgjedhjet e parakohshme krijojnë kabinete të pakicave apo qeveri të dobëta dhe të brishta me shumicën që e humbasin shpejt.

    Megjithatë, pjesa më e madhe e Serbisë është e fortë. Në vitin 2014, kampanja “E ardhmja që besojmë” e partisë Progresive të Serbisë e drejtuar nga Alekandez Vuçiq me parti të tjera fitoi zgjedhjet legjislative duke marrë 63 për qind të ulësve në Kuvendin e Serbisë. Pavarësisht kësaj  shumice të qartë parlamentare, Vuçiqi ftoi Partinë Socialiste, ish partinë e Millosheviqit për të formuar një qeveri me shumicë të tepërt. Ky koalicion kishte 202 nga 250 ulëse sa ka Kuvendi.

    1. Ne e bëmë këtë

    Një arsye e tretë, jo më pak e zakonshme për të shkuar në votime të hershme është kur një Qeveri me një koalicion të gjerë, mendon se e ka përmbushur programin elektoral të paraqitur në zgjedhje. Kështu që Qeveria kërkon një mandat të ri legjislativ të bazuar në një program krejtësisht të ri.

    Kjo normalisht nuk është një arsye pse Serbia ka shkuar në zgjedhje. Vuçiq shpreson të përdorë shumicën e tij të fortë parlamentare për të ulur pagat dhe pensionet, të pakësoj sektorin publik dhe të nis reforma të tjera ambicioze. kushtetuese  – një grup pune janë takuar tashmë për të nisur reformën zgjedhore, përfshirë edhe zvogëlimin e numrit të vendeve në Parlament – të cilat nuk ka mundur t’i realizoj deri tani.

    Në vend të kësaj, qeveria 2 vjeçare e Vuçiqit nuk ka zbatuar asnjë prej reformave ekonomike dhe politike. Ka pasur dy ndryshime të suksesshme: Arritjen e një marrëveshje me Kosovën duke përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe dhe marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar duke bërë hapat e parë në reformën ekonomike.

    1. Rinegocimi i kontratës sociale

    Nëse asnjë nga këto tre skenarët e parë nuk zbatohen, kryeministrat mund të zgjedhin zgjedhjet e parakohshme për të zgjatur mandatin e tyre ndërsa gjendje ekonomike apo politike e vendit është ende pozitive, edhe në qoftë se ata nuk e kanë përmbushur programin e tyre zgjedhor. Qeveria në këso raste ka popullaritet të lartë dhe opozitë të dobët dhe zgjedhjet e reja janë zgjatje e mandatit të kësaj qeverie.

    A është kjo historia e zgjedhjeve në Serbi. Sipas mendimit të dy profesorëve, qëllimi kryesor i Vuçiq është thjesht rizgjedhja e tij dhe marrja e një mandati deri në vitin 2020. Rritja ekonomike në Serbi është vetëm 0.8 për qind,  më e ngadalshmja pas Kroacisë, borxhi publik që për momentin është 75.5 për qind e GDP-së është në rritje. Por veni është i qëndrueshëm, pa konflikte të mëdha sociale apo protesta politike. Në fakt, sipas sondazheve të fundit të opinionit publik në mars, rreth 52.6 për qind e elektoratit mbështet partinë SNS të Vuçiqit.

    Vuçiq nuk ka qenë kurrë në pozitë më të mirë për t’i arritur qëllimet. Opozita politike e Serbisë është tronditur nga një numër i madh skandalesh të korrupsionit, akuzat për keqpërdorim të pushtetit, si dhe kritikave për paaftësi për t’i përmbushur premtimet e veta.

    Sistemi zgjedhor në Serbi kërkon që një parti t’i fitojë 5 për qind të votave që të hy në Parlament. Por Partia Demokratike është e vetmja parti opozitare që mund ta kaloj këtë prag. DS fitoi 6 për qind të votave në zgjedhjet e vitit 2014.

    Vuçiq i ka fituar edhe zgjedhjet lokale por edhe parlamentare duke folur për tema të përgjithshme pa ndonjë debat të fokusuar në detaje të zhvillimit të vendit dhe rajonit.

    Ka edhe një arsye tjetër pse duhet lëvizur shpejt. Qeveria serbe ka vendosur kontrolle të rrepta për organizatat publike dhe private të medieve dhe Vuçiq është kritikuar shumë për këtë qëndrim të ashpër ndaj medieve.

    Bashkimi Evropian gjithashtu ka shprehur shqetësime në lidhje me sulmet ndal lirisë së medieve në raportin e saj për Serbinë e vitit 2015. Duke mbajtur zgjedhje të shpejta përpara se t’i bije popullariteti nga mediat, Vuçiq si një yll sportiv, mund të jetë thjeshtë duke e rinegociuar kontratën e tij të pushtetit, dhe natyrisht duke ndihmuar në mbajtjen e popullaritetit për aq sa ai zgjatë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark