×
  • Lajme
  • Lajme

    Pesë ditë nga vizita e shefit të CIA-së – Asnjë fjalë nga Qeveria për hapjen e Urës së Ibrit

    Insajderi
    27 August 2024 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tashmë, janë bërë pesë ditë nga vizita e shefit të CIA-së në Kosovë. William Burns u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe më pas edhe me kryeministrin Albin Kurti. Por, që nga vizita e tij pushtetin e ka kaplur heshtja për një çështje tejet të rëndësishme. Hapjen e Urës së Ibrit. Mos pajtimet për hapjen e urës nxitën edhe reagimet e ndërkombëtarëve. Përkundër kundërshtimeve qeveria u shpreh se nuk do bëj hapa prapa. Por, sot kryeministri Kurti nuk deshi as të flasë për këtë temë. Madje, kur u pyet nga gazetarët, i humbi edhe dalja nga objekti i QKUK-së, ku po qëndronte.

    Javën e kaluar shefi i CIA’s, William Burns, ka qëndruar në Kosovë. Ai u takua me presidenten Osmani dhe kryeministri Kurti.

    Kryeministri Albin Kurti, kishte njoftuar edhe në profilin e tij në platformën “X’ për takimin që zhvilloi duke e cilësuar si takim të rëndësishëm strategjik.

    Ndërsa, një fotografi që e nxori Zyra e Kryeministrit nga takimi i tyre u komentua shumë në rrjete sociale. Burns kur përshëndeti Kurtin në zyrën e tij mbante dorën në xhep.

    Por, ajo që dihet deri më tani është se që nga vizita e tij, Qeverisja ka heshtur rreth hapjes së Urës se Ibrit.

    Kur u pyet për këtë, ai nuk dëshiroi të përgjigjet, i humbi edhe dalja nga objekti i QKUK-së, ku po qëndronte, shkruan Gazeta Insajderi.

    Mirëpo, para se të takohet me shefin e CIA-s, William Burns, Kurti nuk përtonte fare të fliste për domosdoshmërinë e hapjes së Urës së Ibrit në Mitrovicë.

    Kurti, ishte deklaruar se hapjen e urës së Ibrit duan ta bëjnë sa më parë, nuk e lejojnë zvarritjen.

    Jemi trefish të vonuar për shumë vite dhe ajo çfarë duam të bëjmë është veçse lëvizje e lirë për të gjithë qytetarët, mallrat dhe kapitalin. Në të dy anët e lumit Ibër të ketë sundim të Ligjit që nuk e përjashton asnkë dhe kjo paraqet vetë frymëmarrjen e shtetit demokratik”, kishte thënë ai.

    Qeveria Kurti i sjellë kamionat e dostit të Durmishit që ta testojnë qëndureshmërinë e Urës së Ibrit


    Me 8 gusht, Ura e Ibrit ishte inspektuar, në mënyrë që të hapet për qarkullim për vetura me kërkesë të Qeverisë.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar se kamionët e “Bageri Company”, në pronësi të Bujar Shabanit, ishin parë duke e testuar qëndrueshmërinë e Urës së Ibrit përpara hapjes së saj.

    Shabani i “Bageri Company” është dost i Durmishit. Ai ka fituar kontrata të majme përgjatë qeverisjes aktuale. 

    Sipas një raporti fillestar, ura mbi lumin Ibër në veri është e “qëndrushme dhe funksionale” dhe se ajo mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim ngarkese.

    Ndryshe, ambasadori i amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kishte thënë se ekziston një rrezik real i lidhur me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë, që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

    Edhe BE, kishte thënë se çështja e hapjes së Urës së Ibrit, duhet të diskutohet në kuadër të dialogu.

    “Veprimet e njëanshme duhet të shmangen, autoritetet e Kosovës do t’i bënin shërbim të mirë vetes nëse do t’i dëgjonin aleatët”, kështu kishte deklauar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, 

    Ndërkohë, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, paralajmëroi disa herë se është i gatshëm t’i ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme” për t’i luftuar zhvillimet të cilat mund ta cenojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal, pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

    Por, me gjithë kundërshtimin e vendeve të QUINT-it dhe NATO-s, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ura duhet të hapet dhe se “nuk është kundër askujt”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark