Një zjarrfikëse femër vetëm pesë ditë pasi kishte nisur punën, 26-vjeçarja April Cachia doli në turnin e natës në stacionin e zjarrfikësve Shoreditch.
26 vjeçarja, April Cachia doli në turnin e natës në stacionin e zjarrfikësve Shoreditch.
Pak orë pas mbërritjes – dhe duke mos u ndeshur kurrë më parë me një zjarr – ajo u gjet ballë për ballë me një nga skenat më shkatërruese në historinë britanike.
Cachia, e cila ndihmoi më shumë se 20 banorë në katet e larta të bllokut, i ka rrëfyer gazetës “The Daily Telegraph” për skenat tronditëse që kishte parë në Kullën Grenfell.
“Era e tymit, zhurma e kërcitjes, zhurma e mbeturinave që godasin tokën, fëmijët që bërtasin, njerëzit që ju japin telefonat e tyre për të folur me të dashurit e tyre – këto janë gjërat që ju kurrë nuk do t’i harroni”, thotë Cachia, e cila kishte ëndërruar të bëhej zjarrfikëse që kur ishte fëmijë.
Prej momentit kur ajo dëgjoi zërin e një zonje që bërtiste nëpër stacion tek pas orës 2 të mëngjesit duke thënë “Mobilizim! Mobilizim!” Cachia tha se e dinte që kjo do të ishte një gjë e madhe.
“Udhëheqësi ynë na shpjegoi se duheshin 40 pompa zjarri, që do të thotë se duheshin po aq makina të zjarrfikësve të jenë në vendin e ngjarjes,” rrëfen ajo. “Kjo është një gjë e rrallë dhe ne që të gjithë po shihnim njëri-tjetrin duke thënë ‘uou’. Unë nuk kam parë diçka të tillë më parë – kjo ishte përballja ime e parë me një zjarr”.
Duke folur nga shtëpia e saj në Bethnal Green, në lindje të Londrës, ku jeton me nënën e saj Vivien, 62- vjeçare dhe vëllain e saj më të madh Damian, Cachia tha se mund të shihte se blloku ishte “i zhytur plotësisht në flakë” derisa ekuipazhi i saj po i afrohej kullës.