×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Pesë fjalimet më të fuqishme politike të aktorëve botëror

    Insajderi
    09 January 2017 - 21:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Meryl Streep, 2016

    meril

    Meryl Streep është nderuar me çmimin për arritje jetësore në edicionin e 74-të të “Golden Globes” dhe e ka shfrytëzuar këtë çmim për të dhënë një fjalim të jashtëzakonshëm që ka thumbuar keq, presidentin në ardhje të Amerikës, Donald Trump.

    Streep edhe pse kurrë nuk e ka përmendur emrin Dondald Trumpit, por fjalimi i saj ka lënë të nënkuptohet mjaftë.

    “Më është thyer zemra kur e kam parë atë, dhe ende nuk mund të më hiqet nga mendja, sepse nuk ka qenë në një film. Ka qenë për së vërteti”, tha Streep, duke komentuar imitimin që Donald Trump i kishte bërë gazetarit me aftësi të kufizuara.

    Marlon Brando, 1973

    mari

    Aktori i njohur e kishte bojkotuar ceremoninë e 45-të të Akademisë amerikane që ndanë çmimet “Oscar” në Hollywood, edhe pse kishte marrë çmimin për aktorin më të mirë në filmin “The Godfather”.

    Brando kishte dërguar dikë tjetër ta marrë çmimin dhe arsyeja e bojkotit kishte të bënte më atë sesi industria e filmit i trajton amerikanët autoktonë.  Në fjalimin e tij të plotë, Brando shkruante se “kur fëmijët e shohin sesi në filmat amerikan një indian trajtohet sikur një dreq, mendjet e tyre ndikohen aq keq, sa ne nuk mund ta paramendojmë”.

    Bert Schneider, 1975

    ber

    Pasi fitoi çmimin “Oscar” për dokumentarin më të mirë, producentin Bert Schneider bëri nja fjalim që detyroi Akademinë amerikane të distancohej nga fjalimi. Ky fjalim kishte të bënte me luftën në Vietnam.

    Në fjalimin e tij, Schneider lexoi një telegram të delegacionit të Vietnamit Verior që e kishin dërguar në Paris, aty ku mbaheshin bisedimet për paqe. Në këtë fjalim, ky delegacion falënderon në mënyrë ironike “popullin amerikan për të gjitha të këqijat që i kanë bërë në emër të paqes”.

    Michael Moore, 2003

    majklli

    Në fjalimin e tij për çmimin “Oscar” për dokumentarin më të mirë, Michael Moore tha: Ne e duam dokumentarin, por jetojmë në një film”. Ky fjalim ishte cilësuar si një prej më të fuqishmëve ndaj presidentit të atëhershëm George Bush për luftën në Irak.

    “Ne jetojmë në një kohë kur kemi zgjedhje fiktive që zgjedhin një president fiktiv. Jetojmë në një kohë kur një person na dërgon në luftë për arsye fiktive. Ne jemi kundër kësaj lufte z.Bush. Marre për ju z.Bush”, kishte thënë Moore.

    Patricia Arquette, 2015

    patricia

    Aktorja shfrytëzoj kohën e saj në skenën kur mori çmimin “Oscar” për rolin e saj në “Boyhood” për të shpërndarë idenë e saj për të drejta të barabarta për femrat.

    “Për çdo grua që ka dhënë një jetë, për çdo taksapagues dhe qytetar të këtij vendi, ne kemi luftuar për të drejta të barabarta. Është koha që këtë luftë ta qojmë deri në fund dhe të garantohet e drejta për secilën grua në Amerikë”, kishte thënë aktorja.

    Për këtë fjalim, aktorja kishte marrë mbështetje të madhe nga kolegia e saj Meryl Streep, e cila të dielën e 8 janarit dha një fjalim gjithashtu të fuqishëm.

    Leonardo DiCaprio, 2016

    leo

    Gjatë fjalimit të tij për çmimin “Oscar” për aktorin më të mirë në filmin ‘The Revenant” aktori flet për një nga temat më të komentuara në botë: ndryshimet klimatike.

    “Produksioni jonë është dashur të shkoj në jug të këtij planeti vetëm që të gjenim ca borë”, tha ai në fjalimin e tij.

    “Ndryshimet klimatike janë reale. Shkatërrimi i natyrës është duke ndodhur tash. Për këtë arsye kemi nevojë për masa urgjente që të mbrojmë vetën”, vazhdoi DiCaprio.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark