Pesë gabimet e ushtrisë turke në tentativat për grusht shtet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pesë gabimet e ushtrisë turke në tentativat për grusht shtet

    Insajderi
    16 July 2016 - 21:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grusht shteti i tentuar mbrëmë në Turqi, i organizuar nga një pjesë e ushtrisë turke nuk arriti të përfundoj me sukses.

    Arsyet e dështimit të puçit të tentuar mbrëmë në Turqi mund të jenë të shumta, derisa mediumi Radio Evropa e Lirë, ka radhitur pesë arsyet më të fuqishme të dështimit të grusht shtetit në Turqi.

    Pesë arsyet përse ushtria turke gaboi në arritjen e grusht shtetit:

    Mos koordinimi ndërmjet bazave të ushtrisë

    Tre elementet kryesore (ushtria, marina dhe aviacioni) nuk ishin të bashkuar. Marina u shkëput menjëherë, ashtu sikurse vija e parë e ushtrisë, ndërkohë që avionët dhe helikopterët pro dhe kundër Erdoganit godisnin njëri-tjetrin.

    Bashkimi i forcave të armatosura është thelbësor për suksesin e një grushti shteti, mjafton të mendosh atë që ndodhi në Argjentinë në 24 mars 1976, i udhëhequr nga gjenerali Jorge Videla, bashkë me tre përfaqësues të trupave të armatosura: gjenerali Leopoldo Galtieri (Ushtria), admirali Emilio Massera (Marina), gjenerali Orlando Agosti (Aviacioni).

    Nuk u morrin masa ndaj Erdoganit dhe mbështetësve më të afërt të tij

    Erdogani u la i lirë që të ikte dhe të lëshonte deklarata; nuk u morën masa kufizuese kundrejt lidershipit të qeverisë islamiste dhe masa të përshtatshme ndaj atyre aparateve që janë besnikë ndaj islamistëve.

    Jo vendosshmëria e Forcave Ushtarake të Turqisë

    Ushtria rezultoi jo e koordinuar, pa vendosmërinë e nevojshme që ka karakterizuar grushte të tjera shteti, si ai i Gjeneralit Augusto Pinochet në vitin 1973 në Kili. Vendet strategjike si tv, rrugët më të rëndësishme, selia e shërbimeve të fshehtë dhe kazermat e policisë nuk u penetruan ashtu si duhej.

    Vonesa e madhe e tentimit për grusht shtet

    Një grusht shteti zhvillohet në pak orë, përndryshe nuk është më i tillë, pasi humbet efikasitetin ndërkohë që koha zgjatet. Ajo që ndodhi dje nuk zgjati shumë dhe perëndoi në një luftë të brendshme guerilase.

    Mos përkrahja nga populli turk

    Nëse nga njëra anë islamistët rendën në rrugë, duke ndjekur udhëzimet e Erdoganit, i cili ndërkohë ishte i sigurtë, shumë larg prej trazirave, në frontin tjetër populli turk anti-Erdogan nuk lëvizi asnjë gisht. Arsyet janë ende për t’u sqaruar. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark