Politikanii filipinas, Rodrigo Duterte, ka arritur fitoren të martën në zgjedhjet presidenciale. Duterte i ka fituar zemrat e filipinasve me premtime se me shpejtësi do të gjejë zgjidhje për krimin dhe varfërinë.
Gazetarët e Konsortiumit Ndërkombëtar të Gazetarisë Hulumtuese kanë publikuar të dhëna të tjera mëdha për “Panama Papers” të hënën. Dokumentet tregojnë se si disa nga njerëzit më të pushtetshëm dhe të pasur, i fshehin parat e tyre.
Venezuela ka vazhduar vendimin se do të punohet vetëm dy ditë gjatë javës në sektorin publik në mënyrë që të ruaj energji. Thatësira e ka ulur nivelin e ujit në rezervuarët e Venezuelës, njofton Business Insider.
Kandidati republikan për president të ShbA-ve, Donald Trump, ka thënë të martën se ai do të bënte përjashtim dhe do të lejonte kryetarin londinez, Sadiq Khan, të hynte në Amerikë. Trump më herët ka propozuar ndalim të përkohshëm të myslimanëve në Amerikë. Ai ka thënë se është i lumtur që Khan është zgjedhur si kryetar i Londrës.
Kombet e Bashkuara janë duke bërë fushatë që të mposhtet ksenofobia dhe racizmi në përblajje me refugjatët. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se janë rreth 20 milion refugjatë dhe rreth 40 milion njerëz që janë zhvendosur në vendin e tyre./Insajderi.com