Nait Hasani, është njëra ndër figurat kryesore të rezistencës kombëtare për çlirimin e Kosovës nga okupimi serb.
Ai është njëri nga të burgosurit politik nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit, që si i ri ishte parë rrezik nga ky regjim. Në rrëfimet e vonshme ai ka treguar për vuajtjet që ka pasur si i burgosur politik dhe ka përmendur edhe emra të individëve që njihen si UDB-ashët, që ishin pjesëmarrës në torturat që iu bën atij.
Pas luftës ishte bërë pjesë e jetës politike, dhe deri tash ka qenë në pesë mandate deputet i Republikës së Kosovës.
Në një mandat ka qenë edhe ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë.
Në zgjedhjet e shkurtit të vitit 2025, Nait Hasani është edhe një herë pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që për kandidat për kryeministër ka Bedri Hamzën.
Në këtë listë ai do të mbaj numrin 42.
Ai konsiderohet të jetë njëri ndër njerëzit më të afërt të themeluesit të PDK-së, dhe ish-Presidentit, Hasim Thaçi.