Pesë lojtarëve të Man Utd i ndalohet të sterviten me ekipin e parë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Pesë lojtarëve të Man Utd i ndalohet të sterviten me ekipin e parë

    Insajderi
    15 July 2025 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri Ruben Amorim ka përjashtuar pesë lojtarë të Manchester Unitedit – Marcus Rashford, Alejandro Garnacho, Jadon Sancho , Antony dhe Tyrell Malacia – nga stërvitja e ekipit të parë.

    Lojtarëve u është dhënë udhëzim që të përdorin ambientet e klubit në Carrington vetëm pas orës 17:00, kur pjesa tjetër e skuadrës largohet.

    Trajneri e mori vendimin javën e kaluar, duke i dhënë grupit kohë shtesë për të gjetur klube të reja, megjithëse ende nuk janë përfunduar transferimet.

    Amorim nuk ka plane për të riintegruar të pesë lojtarët, të cilët tani stërviten veçmas në mbrëmje, ndërsa skuadra kryesore punon në mëngjes dhe pasdite.

    Rashford dhe Garnacho janë parë tashmë duke përdorur ambientet e klubit, me Rashford që mbërriti menjëherë pasi Amorim u largua të enjten e kaluar dhe madje kaloi katër orë duke u stërvitur vetëm në palestër në Salford të hënën.

    Grupit i është thënë se duhet të vazhdojë të raportojë në Carrington, përfshirë edhe gjatë fundjavës, megjithëse nuk do të udhëtojnë me ekipin.

    Amorim dhe lojtarët e tij të zgjedhur do të shkojnë në Suedi të premten për një ndeshje miqësore kundër Leeds United, e më pas do të zhvillojnë një turne parasezonal në SHBA.

    Rashford thuhet se shpreson të kalojë te Barcelona, ndërsa Sancho është i lidhur me Juventusin, Garnacho me Chelsean, Antony me një rikthim te Real Betis dhe Malacia është një objektiv për Celtic.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark