Pesë persona janë arrestuar të hënën nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Policia e Kosovës, përmes një kumtese, njofton ka realizuar operacionin policor të koduar me emrin ‘Posta’.
Operacioni policor është realizuar në magjistralen Ferizaj-Shkup në një depo mobilierie, ku gjatë kontrollit në disa ulëse të mobileve janë gjetur (57) paketime me substancë narkotike e dyshuar marihuhanë, e cila në total arrin peshën prej (58 kg).
Substanca narkotike e konfiskuar dyshohet që për destinacion kishte shtetin e Zvicrës.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar:
A. L. lindur me 1976
R. H. lindur me 1975
N. N. lindur me 1979
A. Gj. lindur me 1968
J. H. lindur me 1960
I njëjti operacion policor ka rezultuar me kontrollimin e katër shtëpive banimi dhe një banese në qytetin e Pejës, si dhe një shtëpi në fshatin Kotradiq të Pejës, ndërsa arrestimi i personave të dyshuar është bërë në Gjakovë dhe Pejë.
“Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur: Dy telefona Samsung me kartela të huaja,
një fishek 9 mm, një sprej Red pepper, dy antiplumba, njëri i zi dhe tjetri i bardhë një pushkë ajrore e kalibrit 6.35 mm.
Po ashtu janë gjetur edhe dhjetë fishekë të kësaj pushke dhe një çantë e armës të po kësaj pushke dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, rreth 10 gramë një telefon celular i tipit Samsung CE 0168 me kartel Yallo numri nuk dihet”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Me vendim të prokurorit, prej pesë personave të arrestuar, tre prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë kurse dy prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com