Pesë persona më nevoja të veçanta punësohen në Kuvend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pesë persona më nevoja të veçanta punësohen në Kuvend

    Insajderi
    23 April 2016 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar të shtunën drejtuesit dhe anëtarët e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës dhe promovuam revistën mujore me shkrimin Brail, “Syri ynë”, që financohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

    Ai ka thënë se Kuvendi do t’i ketë dyert e hapura për të gjitha kategoritë e qytetarëve me nevoja të veçanta.

    “Unë u bëj thirrje të gjitha shoqatave që përfaqësojnë këto kategori të qytetarëve me nevoja të veçanta që të vijnë me iniciativa dhe ne jemi të gatshëm që të ndërhyjmë për ndryshimin e ligjeve, për të përmirësuar e avancuar statusin social të këtyre qytetarëve,” ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

    Në ndërkohë, sic njofton televizioni publik i Kosovës, Veseli është zotuar se pesë persona me nevoja të veçanta do të punësohen në Kuvendin e Kosovës./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark