Pesë persona pësojnë lëndime nga aksidenti në Shkabaj, u përfshi edhe një veturë e policisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pesë persona pësojnë lëndime nga aksidenti në Shkabaj, u përfshi edhe një veturë e policisë

    Insajderi
    28 April 2025 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pesë persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur mes pesë veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, më saktësisht në Shkabaj.

    Në këtë aksident trafiku janë përfshirë 5 vetura( prej tyre një e policisë).

    Kështu ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

    “Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 5 automjete (prej tyre një automjet i policisë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona’’ u shpreh Ahmeti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark