Pesë qendra mjekësore mbyllen në fshatrat e Ferizajt, shkak edhe mungesa e rrymës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pesë qendra mjekësore mbyllen në fshatrat e Ferizajt, shkak edhe mungesa e rrymës

    Insajderi
    06 January 2025 - 10:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Viti 2025 ka nisur me sfida për qytetarët e Ferizajt, të cilët janë përballur me mungesë të energjisë elektrike në disa zona, duke përfshirë edhe disa qendra të mjekësisë familjare.

    Pesë qendra mjekësore në fshatrat Gaçkë, Varosh, Llozaj dhe të tjera janë mbyllur, duke lënë banorët pa shërbime bazike shëndetësore.

    Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj ka deklaruar se mbyllja ka ardhur si pasojë e mungesës së stafit mjekësor.

    Kjo situatë u përkeqësua pas ndërprerjes së kontratës mes Komunës së Ferizajt dhe organizatës Caritas Kosova, që kishte të punësuar qindra mjekë dhe infermierë.

    Si pasojë, jo vetëm qendrat e fshatrave, por edhe ato kryesore kanë mbetur me mungesë të stafit, raporton klankosova.

    Përveç kësaj, edhe qendra e mjekësisë familjare në fshatin Dardani nuk ka funksionuar për disa ditë për shkak të mungesës së energjisë elektrike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark