
Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë sqarime për të kaluarën penale të të dyshuarit Mefail Shkodra, pas raportimeve në media lidhur me rastet e tij, shkruan Insajderi.
Sipas njoftimit zyrtar, nga viti 2000 deri më sot, Policia e Kosovës ka paraqitur gjithsej pesë raste penale ndaj Shkodrës.
Në katër prej këtyre rasteve janë ngritur aktakuza sipas lëndëve PP.II.300/2005, PP.II.394/2011, PP.II.1091/2014 dhe PP.I.154/17. Ndërsa në lëndën PP.II.913/2023, rasti është zgjidhur në procedurë të ndërmjetësimit.
Sa i përket dy të dyshuarve tjerë, Edonis Shkodra dhe Engjëll Shkodra, Prokuroria e Gjilanit bën të ditur se nuk ka asnjë rast të proceduar ndaj tyre.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe inkurajon të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë dhe policinë për çfarëdo informate që do të ndihmonte në hetimin e suksesshëm dhe vënien e kryesve para drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Theksojmë se, Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Mefail Shkodrën së bashku me dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra, si të dyshuar për vrasjen e trefishtë që ndodhi më 10 gusht në Gjilan./Insajderi
Lexo edhe: