
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar të mërkurën në qytetet Prishtinë, Gjakovë dhe Mitrovicë. Në katër prej këtyre rasteve, viktimat ishin gra të dhunuara nga bashkëshortët e tyre.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, dy të dyshuar ndodhen në arrati, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar dhe ndodhen në mbajtje.
“Prishtinë 07.10.2025 – NN. Është raportuar se më 08.10.2025 viktima femër kosovare, kishte pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin kishte qenë duke bashkëjetuar, derisa ajo kishte arritur të ikë nga banesa. I dyshuari gjendet ne arrati”, thuhet në njoftim.
“Prishtinë 08.10.2025 – 00:30. Është raportuar se viktima femër kosovare, kishte pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
“Prishtinë 08.10.2025 – 02:230.Është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, viktima femër kosovare, kishte pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet ne arrati”, njofton Policia.
“Gjakovë 08.10.2025 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në shtëpi në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë fizike dhe ofenduar me fjalë të ndryshme vajzën e tij. Viktima e ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
“Mitrovicë 08.10.2025 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në shtëpi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.