Pesë rrëzime aeroplanësh në një javë, çfarë ndodhi me botën? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pesë rrëzime aeroplanësh në një javë, çfarë ndodhi me botën?

    Insajderi
    31 December 2024 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fluturimi ndërkombëtar i Azerbaijan Airlines J2-8243, një Embraer (EMBR3.SA), u rrëzua të mërkurën e kaluar, të kësaj fund jave të këtij fund viti.

    Ka qenë E190 me fluturim nga Baku, Azerbajxhan dhe drejtuar për në Grozny, Rusi, që u rrëzua pranë qytetit Aktau në Kazakistan më 25 dhjetor, duke lënë të vdekur 39 persona e për fat të mirë 29 persona tjerë mbijetuan.

    Korea e Jugut

    Ishte “Jeju Air Flight 2216”, një aeroplan udhëtarësh Boeing 737-800, që bëri ulje emergjente pas një mosfunksionimi të mjeteve të uljes, që dyshohet se u shkaktuan nga një goditje e zogjve në elikën e motorit.

    Ndërsa asidenti shkaktoi 179 viktima, vetëm dy veta shpëtuan.

    Norvegji

    KLM Flight 1204 – Një Boeing 737-800 rrëshqiti menjëherë pas ngritjes në Oslo për shkak të një defekti hidraulik. Fatmirësisht u tha nuk ka pasur viktima.

    Ky ishte aksidenti i tretë, i javës së fundit të këtij viti. Aksidenti ndodhi në Norvegji, ku një avion i kompanisë ajrore holandeze “KLM” ka bërë një ulje të detyruar në Norvegji pasi ka pasur një problem me motorin gjatë fluturimit. Sipas policisë norvegjeze, në incident nuk ka pasur pasagjerë të lënduar.

    Në një njoftim thuhej se “Boeing 737”, i cili fluturonte nga Oslo drejt Amsterdamit, bëri ulje të detyruar në jug të Norvegjisë për shkak të një defekti që u shfaq pak pas ngritjes.

    Kanada :

    Aeroplani i udhëtarve “2259 i Air Canada” – Dash 8-400, mori flakë gjatë një ulje emergjente pas një dështimi të përdorimit të pajisjes së uljes. Avioni rrëshqiti përgjatë pistës në aeroportin Halifax, por nuk pati humbje jete.

    Aeroplani i përkiste kompanisë ajrore ‘Air Canada’ i cili është detyruar të bëjë ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar Halifax Stanfield pasi u përball me një keqfunksionim të pajisjes së uljes së aeroplanit.

    Siç thanë axhensitë e lajmeve aeroplani 2259 i ‘Air Canada’, që u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar i Sant Jones, kishte pas probleme në ulje , që i shkaktoi një rrëshqitje dhe zjarr tek motori. Ndërsa, ekipet ndihmës të shpejtë dhe ekuipazhet e urgjencës kan ndërhyrë menjëherë për të garantuar sigurinë e të gjithëve udhëtarve në bord.

    Pas uljes, pasagjerët në bord u evakuuan dhe më pas u dërguan në salllën e emergjecave të aeroportit për t’u kontrolluar nga mjekët.

    Nga incidenti, për fatëmirë nuk u raportua për viktima.

    Emiratet e Bashkuara Arabe

    Rrëzimi i avionit të vogël privat ishte i pesti në një javë , përkatësisht javën e fundit të këtij viti që po lëmë pas (Dhjetor 2024).

    Ai ishte një aeroplan i vogël nga Klubi i Aviacionit Jazirah i cili u rrëzua në det në Ras Al Khaimah, Emiratet e Bashkuara Arabe. Në mënyrë tragjike humbën jetën si pilotia ashtu edhe bashkëpiloti.

    Njoftimet thanë se avioni i vogël, i cili u ngrit nga Klubi i Aviacionit Jazirah për një udhëtim turistik, u rrëzua menjëherë pas ngritjes pranë hotelit Cove Rotana, tha autoriteti i aviacionit.

    Sipas Autoritetit të Përgjithshëm Ndërkombëtar të Aviacionit Civil, në këtë aksident tragjik, humbi jetën pilotia një grua pakistaneze 26-vjeçare që po pilotonte avionin, së bashku me një mjek 26-vjeçar me origjinë indiane që humbën jetën kur avion i vogël privat u rrëzua në brigjet e Ras Al Khaimah të Emirateve të Bashkuara Arabe më 26 dhjetor.

    Autoritetit i Përgjithshëm Ndërkombëtar të Aviacionit Civil, lëshojë një dekleratë ku thuhet se këto ngjarje tragjike le të shërbejnë si një kujtesë e zymtë e rreziqeve të aviacionit për këtë fundviti.

    “Le të mbajmë viktimat dhe të dashurit e tyre në zemrat tona gjatë kësaj kohe të vështirë. Dhe, të urojmë e të lutemi që viti i ri(2025) të mos ketë asnjë lajmë me incidente të aeroplanve.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark