×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Pesë shpikje që nuk i njihnit ende dhe që do t’ju befasojnë

    Insajderi
    14 April 2018 - 10:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Materiali i rrotave të automjeteve siguron një kapje të mirë. Pse të mos i përshtasim për patkojtë e kuajve? Këtë pyetën ata të ContiTech dhe një e thënë dhe një e bërë. Sipërmarrja e pneumatikëve në bashkëpunim me Turfcord krijoi disa mbrojtëse për patkonjtë e kuajve. Për mijëra vjet kuajt kanë përdorur hekur që ka zvogëluar gjatësinë e hapit me përafërsisht 10%, kanë dëmtuar shtresën mbrojtëse dhe kanë prekur rritjen e shëndetshme të patkoit. Lehtësimi i tensionit që vuajnë kafshët në artikulacionet e tyre dhe përmirësimi i hapit është qëllimi i këtyre mbrojtëseve elastike të afta të mbeten të ngjitura deri në 8 javë.

    Thuajini lamtumirë lidhëseve

    Këpuca e parë inteligjente në botë është e aftë të rregullojë vetë këmbët e tua, t’u japë nxehtësi shollave dhe të na lajmërojë për ndonjë dëmtim të mundshëm. Smartshoes i Digitsole funksionojnë si një byzylyk Fitbit, mjafton vetëm t’i veshësh dhe të ecësh apo e të vraposh dhe dërgojnë informacion përmes Bluetooth-it në telefon në mënyrë që të kontrollosh shëndetin tënd, të dish kaloritë që janë djegur apo edhe nëse e ke mbajtur posturën e përshtatshme për të evituar dëmtime apo edhe lodhje. Po nëse keni ftohtë? Me celular mund të rregullosh temperaturën e shollës që këmbët të ngrohen. Një tjetër cilësi e këtyre është edhe rregullimi i këmbëve. Nuk janë automatike dhe janë pak të ngadalta, kështu që më mirë t’i evitoni në rast të ndonjë urgjence.

    Internet me shpejtësinë e dritës

    Për të lidhur aparatet nuk është më e nevojshme të përdoret wi-fi tradicional. Kjo llambë e quajtur MyLifi nga krijuesit e Oledcomm realizon lidhjen me një sërë aparaturash duke përdorur si mjet trasmetimi dritën led me një shpejtësi 100 herë më të shpejtë sesa wi-fi tradicional. Një nga avantazhet e saj është se nuk saturon spektrin dhe lejon lidhje më të sigurta. Një nga mangësitë është se fusha e veprimit është vetëm disa dhjetra metra.

    Skelet i jashtëm për të banuar

    Disa miq duke ecur në shkretëtirë në Kaliforni, kur mbërritën në një zonë të quajtur Joshua Tree, 200 km larg nga Los Angeles tha: “A e dini çfarë imagjinoj këtu?” Hapi kompjuterin dhe tregoi imazhet e një dizenjoje të marrë nga interneti. Shtëpia ekscentrike, e ideuar nga një studioja australiane Make Models. Pasi kontaktoi me ndërtuesit, projekti filloi të ndërtohej mbi një sipërfaqe prej 36 ha. Shtëpia zë 200 m2, tri dhoma gjumi, kuzhinë, dhomë ngrënie dhe një strukturë të bazuar në kontenierët detarë të orientuar secili prej tyre për të favorizuar shikimin pa humbur intimitetin.

    Një më shumë në familje

    Robelf është një ndihmës personal i aftë të marrë urdhra, të tregojë histori, riprodhojë video apo e të bëjë videotelefonata. Është 85 cm, peshon 7 kg dhe është i gatshëm të bëjë të gjitha të nevojshmet për t’u bërë një anëtar i familjes. Robelf është një android që luan rolin e një shërbëtori duke i trasmetuar urdhrat tuaja dhe dëshirat tuaja tek elektroshtëpiaket, është edhe si një polic sigurimi që mbron shtëpinë falë sensorëve të zërit, shikimit dhe pozicionimit, sepse teknologjia e njohjes faciale lejon të zbulojë prezencën e të huajve në brendësi të shtëpisë dhe ta sjellë informacionin në kohë reale përmes alarmeve në telefon. Është prezantuar nga Robotelf techologies dhe ka një ekran të prekshëm prej 1280 x800, një kamera me 5 megapixel, 4 mikrofonë, 4 sensorë me ultratinguj dhe 3 infra të kuqe që lejojnë të shmangen pengesat kur ecën. / horizonti.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark