Pesë shtete të SHBA-së mbajnë sot zgjedhjet paraprake - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pesë shtete të SHBA-së mbajnë sot zgjedhjet paraprake

    Insajderi
    26 April 2016 - 08:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në pesë shtete verilindore të SHBA-së mbahen sot votimet paraprake, për të zgjedhur kandidatët që do të përfaqësojnë Partinë Demokratike dhe atë Republikane në garën për president.

    Dy kryesuesit e fushatës, republikani Donald Trump dhe demokratja Hillary Clinton, pritet të marrin numrin më të madh të delegatëve dhe të forcojnë pozicionet e tyre si kandidatë kryesorë.

    Votimet do të zhvillohen në Konektikat, Delauer, Merilend, Pensilvani dhe Rod Ajllënd.

    Trump ka përballë rivalët Ted Cruz dhe John Kasich, ndërsa Clinton lufton kundrejt Bernie Sandersit.

    Zgjedhjet për president në SHBA do të mbahen më 8 nëntor.

    Fituesi do të pasojë presidentin aktual, Barack Obama.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark