Policia ka thënë se arrestimet janë pjesë e hetimeve që kanë nisur pas sulmeve në Paris dhe Bruksel.
Tre burra, 26, 40 dhe 59 vjeç, dhe një grua 29 vjeçe janë arrestuar të enjten mbrëmje, ndërsa një burrë 26 vjeç është arrestaur të premten.
Policia ka thënë se ka punuar me shërbimin e sigurisë MI5 dhe me autoritetet belge dhe franceze në një operacion, “për të adresuar kërcënimet kundër Mbretërisë së Bashkuar pas sulmeve në Evropë”.
Policia ka thënë se nuk ka pasur rrezik për publikun dhe se nuk ka informacione për planifikim të sulmeve në Britani.
Nëntorin e kaluar, militantët islamikë kanë sulmuar Parisin, duke vrarë 130 veta.
Më 22 mars, ata kanë sulmuar edhe Brukselin, duke vrarë 32 njerëz.
Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë i ashtuquajturi Shtet Islamik.