Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në Gjilan të cilët dyshohen për “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitjen e paautorizuar e narkotikëve , substancave psikotrope dhe analoge si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
B.V., A. H., Sh. Ll., P. B. dhe E. M. janë arrestuar në fshatin Koretin.
Personat e dyshuar janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit të gjithë personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë me aktvendim të prokurorit të shtetit, perderisa rasti është duke u hetuar edhe më tej.
Ndërsa gjërat e sekuestruara nga Policia janë këto:
Tri paketime me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 13.395 gramë
Një revole TT e cal. 7. 62 me një karikator me 8 fishekë
Dy vetura të cilat kanë qenë duke i vozitur të dyshuarit
205 euro
800 dinar të Serbisë
1020 lekë të Shqipërisë
5 telefona celularë