Mëngjesin e ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku në Veternik të Prishtinës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e këtij aksidenti pesë persona kanë mbetur të lënduar.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë për Gazetën Insajderi se në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka potencuar ajo.