Pesë persona kanë vdekur e 20 të tjerë janë plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Serbi, pasi që një person në një fshat afër Beogradit ka shtënë me automatik në një kafene.
Autoritetet serbe kanë njoftuar se i dyshuari është arrestuar ndërsa raportohet se ai së pari e ka vrarë bashkëshorten e tij dhe një grua tjetër, e pastaj ka shtënë pa kontroll në njerëzit e tjerë në kafene.
Policia ka njoftuar se shtatë prej të plagosurve, në mesin e tyre tre të mitur, janë në “gjendje shumë serioze” shëndetësore./Insajderi.com