Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas aksidenteve tragjike në komunikacion përgjatë së shtunës, që morën jetën e pesë personave.
Haradinaj, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka apeluar policinë që të mos i falin ata që shkelin rregullat në komunikacion, shkruan Gazeta Insajderi.
“Apeloj Policinë e Kosovës të jenë vigjilent dhe të pa kompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e komunikacionit dhe sigurinë”, ka shkruar ndër të tjera kreu i AAK-së.
Ai ka kërkuar edhe nga pjesëmarrësit në komunikacion që ta shtojnë kujdesin.
Më tej, Haradinaj ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave nga aksidentet e së shtunës. /Insajderi.org/