×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pesë të vrarë dhe tre të plagosur pas sulmeve ruse në Donetsk të Ukrainës

    Insajderi
    18 July 2024 - 23:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pesë persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur pas disa sulmeve ruse në rajonin e Donetskut të Ukrainës.

    Zyra e prokurorit të përgjithshëm atje ka njoftuar se një çift është vrarë nga granatimet në fshatin Pleshchiivka, shkruan Sky News.

    “Tri gra të tjera u vranë në një sulm ndaj ndërtesave private në fshatin Hrodivka”, është thënë tutje në këtë njoftim.

    Dy bomba thuhet se janë gjuajtur në fshatin Velyka Novosilka, duke plagosur një burrë dhe gruan e tij brenda shtëpisë së tyre, ndërsa një burrë tjetër është plagosur pas një sulmi në qytetin Zalizne.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark