Raportohet se nga rrëzimi i një helikopteri të Iranit në një platformë të naftës në Detin Kaspik, janë vrarë të pesë anëtarët e ekuipazhit.
Ky helikopter, që është rrëzuar mbrëmë vonë, i takonte ministrisë së naftës së Iranit dhe ishte duke e bartur një inxhinier gjerman, që ishte i sëmurë nga zemra, për ta dërguar në spital, ka raportuar agjencia DPA, duke u mbështetur në mediet iraniane, shkruan rel.
Nuk dihet shkaku i përplasjes. Sipas raporteve, deri tash janë gjetur tre trupa të pajetë.