Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit pesë pacientë me COVID-19 kanë humbur jetë.
Gjatë këtyre orëve janë regjistruar edhe 405 raste të reja me koronavirus teksa janë shëruar edhe 539 pacientë, transmeton Klankosova.tv.
Aktualisht në spitalet COVID në Shqipëri po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar teksa janë edhe tetë mijë e 36 pacientë aktivë me COVID-19.