Me të njëjtin vendim, Mishkoviq është liruar nga akuza se ka dëmtuar ndërmarrjet rrugore, respektivisht se gjykata nuk ka mundur të gjejë fakte se ai ka përfituar financiarisht nga to.
Pronari i kompanisë më të madhe serbe, Delta Holding, Miroslav Mishkoviq është dënuar me pesë vjet burg dhe dënim me gjobë prej 5 milionë dinarë për shkak të shmangies së tatimit.
Me të njëjtin vendim, Mishkoviq është liruar nga akuza se ka dëmtuar ndërmarrjet rrugore, respektivisht se gjykata nuk ka mundur të gjejë fakte se ai ka përfituar financiarisht nga to, transmeton lajmi.net.
Ai është shpallur fajtor për ndihmë të birit, Markut, për ikje të tatimit në fitim në vlerë prej 320.3 milionë dinarë, apo rreth 3 milionë euro, shkruan lajmi.net
Më këtë vendim të gjykatës, Mishkoviq dhe prokuroria kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën e Apelit në Beograd, gjë edhe që pritet