Pesë vite pas mbylljes për shkak të Covid-19, Koreja e Veriut do të rihapet për turistët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pesë vite pas mbylljes për shkak të Covid-19, Koreja e Veriut do të rihapet për turistët

    Insajderi
    14 August 2024 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koreja e Veriut do ta rihapë turizmin ndërkombëtar, gati pesë vjet pasi mbylli plotësisht kufijtë për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar dy kompani turistike që kanë lidhje me shtetin e izoluar.

    Të dyja agjencitë, njëra në Pekin dhe tjetra në Shenyang, kanë bërë lajmërime të mërkurën se grupet lejohen të vizitojnë qytetin Samjiyon, vendlindja e supozuar e liderit koreanoverior Kim Jon Il.

    “Kemi marrë konfirmime nga partnerët lokalë se turizmi në Samjiyon dhe me gjasë pjesë tjetër të shtetit do të rihapet në dhjetori 2024”, thuhet në njërin postim.

    Turizmi i ka sjellë Koresë së Veriut të ardhura pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare për programet e paligjshme bërthamore dhe raketave balistike të saj.

    Media shtetërore verikoreane nuk ka raportuar për ndryshime, por lideri Kim Jong Un pati thënë se do të prioritizonte vizitorët nga shtetet “miqësore”, që përfshijnë Rusinë dhe Kinën./Panorama


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    20 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark