Një vajzë 17-vjeçare ka vdekur në Queensland të Australisë, pas një sulmi nga peshkaqeni.
Incidenti ndodhi pasditen e së hënës (me orën lokale, mëngjes në vendin tonë) në veri të Brisbane.
Siç raporton BBC, ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, por peshkaqeni e kishte kafshuar në dorë ndërsa ishte 100 metra larg bregut.
https://www.bbc.com/news/articles/c36037251gpo
Ujërat e zonës dihet se kanë shumë peshkaqenë, por ka edhe roje që të mos afrohen shumë me bregun.
Kjo është vdekja e dytë nga peshkaqeni në Australi që nga fillimi i vitit. Incidenti i mëparshëm fatal në zonën e Brisbane ndodhi në vitin 2006.