Pësoi aksident me motoçikletë, vdes 34-vjeçari nga Llopati i Kumanovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pësoi aksident me motoçikletë, vdes 34-vjeçari nga Llopati i Kumanovës

    Insajderi
    20 July 2025 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 34-vjeçar nga Llopati i Kumanovës ka ndërruar jetë pas një aksidenti me motoçikletë, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se aksidenti ka ndodhur në autostradën Tabanoc-Kumanovë.

    “Sot (20.07.) rreth orës 02:10 në SPB Kumanovë është raportuar se në autostradën Tabanoc-Kumanovë, V.S. (34) nga fshati Llopatë, komuna e Kumanovës, duke drejtuar një motorçikletë “Honda” me targa të Kumanovës, ka dalë jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit, V.S. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes nga plagët e marra, dhe vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë. Pas urdhrit të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dërguar në Mjekësinë Ligjore për autopsi. Hetimi është kryer nga ekipi hetimor i SPB Kumanovë”, thonë nga MPB.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark