Real Madridi u ‘poshtërua’ në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës që u zhvillua në Arabi, duke mos arritur kështu që ta fitojnë trofeun e parë të këtij viti.
‘Los Blancos’ u mposhtën me rezultat të thellë 5-2 dhe nuk ishin në gjendje të kontrollojnë këtë ndeshje që nga minuta e parë.
Ndonëse në fakt ishin ata të parët që kaluan në avantazh përmes Kylian Mbappe, kjo nuk e zmbrapsi Barcelonën që menjëherë u rikthye në lojë për të bërë një përmbysje spektakolare.
Kjo humbje e cila ishte e dyta radhazi për Real Madridin në një ‘El Clasico’ bëri që të ketë thashetheme sa i përket të ardhmes së Carlo Ancelottit.
Tekniku italian u kritikua shumë për disa nga vendimet që mori, teksa pati shumë persona që mendonin se Raul Asencio duhet të kishte marrë mundësinë të luante si titullar.
Tani pas kësaj ndeshje mediat spanjolle kanë bërë me dije se Ancelotti e ka mbështetjen e bordit për ta rikthyer këtë situatë në favorin e tyre.
Sipas Diario AS, drejtuesit e gjigantit spanjoll nuk po e konsiderojnë mundësinë e shkarkimit të tij, ndonëse besimi i tyre tek ai është lëkundur.