×
  • Lajme
  • Lajme

    Peter Stano mbyll mandatin si zëdhënës i BE-së: Shtetet anëtare vendosin për të ardhmen e Lajçakut

    Insajderi
    28 November 2024 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka mbajtur sot konferencën e tij të fundit, pasi mandati i tij përfundon këtë të shtunë, shkruan Insajderi.

    Gjatë adresimit të tij, ai foli për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe për mandatin e Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak.

    Stano sqaroi se mandati i Lajçakut për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është i vlefshëm deri më 31 janar 2024.

    Ai theksoi se vendimi për zgjatjen ose ndryshimin e mandatit të emisarit special është në duart e shteteve anëtare të BE-së.

    “Mandati i Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, zgjat deri në janar dhe mandati ynë do të përfundojë së shpejti, këtë të shtunë. Nuk më takon mua të flas për këtë apo të komentoj se çfarë do të ndodhë më pas. Mund t’ju kujtoj vetëm se kur është fjala për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vendimi për mandatin e çdo Përfaqësuesi Special është në dorën e shteteve anëtare dhe ato duhet të vendosin për këtë,” deklaroi Stano.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark