×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Peticion kundër AirPods: Mësoni arsyen pse

    Insajderi
    12 March 2019 - 22:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas një peticioni të bërë nga organizata botërore e shëndetësisë dhe Kombeve të Bashkuara thuhet se dëgjueset e famshme me wireless të kompanisë Apple mund të shkaktojnë kancer, shkruan Insajderi
    Në peticion theksohet se një numër të madh pajisjesh të cilët punojnë me radio-frekuenca, WiFi apo Blutetooth janë të dëmshme për shëndetin.
    AirPods janë shqetësuese sepse ato vendosen thellë në veshin e përdoruesit duke i ekspozuar pjesët më të ndjeshme me rrezatimin.
    Shkencëtarët ende nuk kanë arritur të vërtetojnë saktë nëse këto pajisje shkaktojnë kancer, por studimi me kafshët ka dëshmuar se ka një lidhje mes rrezatimit dhe kancerit.
    Vitin e kaluar, Apple shiti 28 milionë AirPods. Një vit më parë, ata shitën 16 milionë të tilla.
    Së shpejti, ata pritet të prezantojnë dizajnin e ri të kësaj pajisjeje e që do të rrisë edhe më shumë fitimet e kësaj kompanie./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark