Peticioni i nisur nga qytetarët e Islandës deri më tani është nënshkruar nga rreth 3.000 njerëz.
Mediet islandeze njoftojnë se familja Dega, e përbërë nga dy prindërit dhe tre fëmijë, dy prej të cilëve në kushte të rënda shëndetësore, iu mohua shqyrtimi i rastit të tyre nga Bordi i Ankesave për Imigracionin.
Në këto kushte, ata do të përballen me dëbimin nga shteti edhe pse një vendim i tillë ende nuk ka ardhur, shkruan sot Grapevine.is.
E gjithë familja ka krijuar një jetë të re në Islandë – fëmijët janë të regjistruar të gjithë në shkollë, ata kanë bërë shumë miq, dhe prindërit duan të drejtën për të punuar.
Megjithatë, Drejtoria e Imigracionit e hodhi poshtë kërkesën e tyre tetorin e kaluar, duke njoftuar dëbimin e tyre. Familja shqiptare e apeloi çështjen në Bordin e Ankesave për Imigracion, të cilët gjithashtu e kanë refuzuar kërkesën e tyre.
Avokati i familjes shqiptare, Bjorg Valggeirsdottir, ka thënë për mediet islandeze se depërtimi i familjes shqiptare është në kundërshtim me kushtetutën e Islandës dhe konventat ndërkombëtare të mbrojtjes së refugjatëve. /Insajderi.com